E bija feston ditëlindjen, Ledina Çelo i organizon surprizën e veçantë (VIDEO)

Në ndryshim nga shumë artiste që nuk tregojnë asgjë nga jeta e tyre private, Ledina Çelo është treguar gjithmonë dashamirëse me mediet dhe ndjekësit. Në profilin e saj në Instagram, ajo ndan vazhdimisht momente nga jeta e përditshme, pushimet përrallore sa nga një skaj i botës në tjetrin dhe sigurisht nuk mungojnë as dy engjëjt e saj: Erlisi dhe Perianna.

Sot princesha e shtëpisë feston 9-vjetorin e lindjes dhe mami Ledina është kujdesur që kjo ditë të jetë e paharrueshme për të. Ajo ka shndërruar një shtëpizë druri në një “muze” me kujtime për të shtrenjtën e saj ku ka vendosur tutu-në apo puantet e para të baletit, plus edhe disa foto nga performancat e saj.

Perianna duket se po e shijon në maksimum këtë surprizë dhe ashtu me rroba gjumi ka vendosur të bëjë disa lëvizje. Gëzuar artistes së vogël dhe shpresojmë që emrin e saj ta dëgjojmë të brohoritet në sallat e mëdha të teatrove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEDINA (@ledinacelo)


Shtuar 30.10.2023 12:17