E bija festoi ditëlindjen, Aurela Gaçe i realizon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

Aurela Gaçe e ka surprizuar në mënyrën më të bukur vajzën e saj për ditëlindje. Ditën e djeshme, Abi festoi 5 vjetorin e lindjes dhe këngëtarja kishte organizuar një surprizë mjaft të këndshme. Ndryshe nga një festë tradicionale, ajo kishte organizuar një fashion show për të bijën, duke zbuluar se Abi dëshiron të bëhet një modele.

“Dashuria e mamës, e vogla ime, sot 5 vjeç. Ka ëndërr të bëhet modele( sot për sot) kështu qē i organizuam një Fashion Shoë by Abi. Jeta ime. Çdo ditë e shtatëzanisë ishte me probleme, me dhimbje ,me probleme, por , do ta kisha përsëritur çdo ditë përsëri e pērsëri, sepse ardhja jote në jetën e familjes tonë, është si diell, si ajër.

Të voglën e kemi prototipe. Na fal shumë kaq shumë dashuri, zihet me motrën, pajtohet, zihet, pajtohet. Zot ,faleminderit për dy jetë që më fale. Grace dhe Abi. Arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes.”, ka shkruar mes të tjerash Aurela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)


Shtuar 8.12.2021 10:50