E bija e Mark Frrokut me lot në sy, kërcimi emocionues me fëmijët në dasmën e Rudina Dembacajt (VIDEO)

Ish politikani, Mark Frroku është baba i dy fëmijëve nëna e të cilëve u nda nga jeta tre vite më parë dhe Rudina Dembacaj është nënë e një vajze nga martesa e mëparshme me Aleksandër Varfajn.

Marku dhe Rudina kurorzëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre në martesë duke organizuar një ceremoni madhështore me miq dhe të ftuar VIP.

Patjetër që fëmijët e të dyve ishin të pranishëm në dasëm dhe në rrjet është shpërndarë një moment mjaft emocionues ku çifti kërcen bashkë me fëmijët dukje dhënë kështu edhe një mesazh mjaft të bukur. Vajza e Markut, Erta shihet e përlotur dhe gjithashtu vihet re afrimiteti i saj me moderatoren e cila e ka treguar sa herë i është dhënë rasi se gezojnë një marrëdhënie shumë të mirë/albeu.com/