“E bëjnë për kamerat”, nisin dramat dhe tensionet e para në Ferma VIP, Vanesa shpërthen në lot

Sot në mëngjes ka nisur një ditë e re në Ferma VIP 3, ku pjesëmarrësit janë angazhuar në ndarjen e detyrave dhe kujdesin për kafshët. Veterineri ka vizituar fermën, duke udhëzuar dhe këshilluar fermerët mbi mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të kafshëve.

Momente gazmore nuk kanë munguar gjatë përkujdesjes për kafshët. Një prej tyre ishte kur Jonida Maliqi dhe Moza Ahmeti u trembën nga një pulë, duke shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve.

Të lidhura

None found

Megjithatë, nuk kanë munguar as situatat e tensionuara. Vanesa është ndjerë e ngarkuar emocionalisht dhe ka shpërthyer në lot, duke kërkuar të komunikojë me Again.

“E di kush e bën për kamera dhe kush jo. E ndjej kush më thot me shpirt ‘sa e mirë je’ dhe kur dikush e thot ndryshe”, ka thënë Vanesa mes tensionit.

Dita në fermë ka treguar kështu një kombinim të punës së përgjegjshme, argëtimit dhe emocioneve të forta, duke shërbyer si një pasqyrë e jetës në Ferma VIP 3.


Shtuar 30.03.2026 16:14