E akuzoi se mbrojti dhunën e Luizit, përplasja e ashpër Efi-Zhaklin: Bën si feministe dhe normalizon tradhtinë (VIDEO)

Qëndrimi i Zhaklina Lekatarit për situatën e Luiz Ejllit dhe Kiara Ttios te lavamani dhe rastin e Krist Aliajt me të dashurën e tij jashtë, nga një pjesë e madhe e publikut është konsideruar si standard i dyfishtë.

Pra, me fjalë të tjera si mund ta konsiderosh dhunë çdo veprim apo fjalë të dalë nga goja e Luizit për Kiarën dhe të të duket normale që Kristi nisi një marrëdhënie me Keisin, pa sqaruar akoma raportin e tij me Zazan?

Pikërisht ky qëndrim i publikut, mbrëmjen e djeshme u tha me zë të lartë nga Efi Dhedhes, e cila ndodhej në studion e “Big Brother VIP2”. Ish-banorja u përball me opinionisten duke i kujtuar që Kristin e “duartrokiti” për veprimin e tij, ndërkohë që akoma vazhdon dhe flet për dhunë.

“Kur Kristi tradhtoi të dashurën jashtë t’u duk shumë në rregull. Nuk e kuptoj, kjo është fryma që duam t’i japim shqiptarëve? Që mund të tradhtojnë dhe ta lëndojnë tjetrin pas asnjë shpjegim. Mua nuk më pëlqen ky lloj europianizmi,”, u shpreh Efi.

“Mua nuk më duket fare tradhti rasti i Kristit. Fryma që ne duam t’i japim shqiptarëve është që të vendosin në liri të plotë”, iu përgjigj Zhaku.

Kujtojmë që disa javë më parë kur gjatë një “Prime” u diskutua për lidhjen e Kristit jashtë me Zazan, Zhaklina e lavdëroi Aliajn për modelin e ri të flirtimit që ka sjellë në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, Zhaku shtoi se nëse do të kishte qenë ajo në vend të vajzës të ishte ndjerë mirënjohëse që të paktën “u tradhtua live”.


Shtuar 8.03.2023 10:45