E akuzoi se e la për këngëtaren? Andi hodhi ca thumba për Jasminën, por u pendua (FOTO LAJM)

Këngëtarja Diona Fona është cilësuar së fundmi si “e treta” mës dyshes së famshme të “Përputhen”, Andit dhe Jasminës.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit se Andi ka qenë i ftuar në ditëlindjen e Fationit, por është larguar menjëherë drejt Vlorës për të qenë protagonist në videoklipin e Dionës dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar Jasminën.

“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiprie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne dtl por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marr si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertet te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim ! Edhe pse ska goje njeri tme flas . Gjithsesi ju pres”, ka shkruar Jasmina krahas fotos.

Ajo u ka kërkuar fansave që të të mos i bëjnë më tag në foto apo video me të.

Nga ana tjetër, Andi ka vendosur që të mos deklarohet në lidhje me këtë situatë, ndërkohë që ka hequr Jasminën nga ndjekësit e tij. Megjithatë, ai ka publikuar një foto të cilën e ka fshirë më pas, ku duket se hodhi një thumb për Jasminën.

“Përpara se të më gjykosh mua, sigurohu të jesh vetë perfekte”- shkroi Andi, ndërsa më vonë u pendua për këtë postim.


Shtuar 14.05.2021 13:41