Të qenurit shumë pranë festës së Halloween bëri që në “Abc e Pasdites” të diskutohej pikërisht për maskat, por ato njerëzore. Të pranishëm në këtë diskutim ishin Olta Sheta, Xhani Demika dhe Silvana Bushati, të tre personazhe që e njohin botën e medias dhe showbizit. Biseda për maskat i çoi ata tek personazhet e njohur të reality show, Big Brother, ku më e komentuara ishte këngëtarja Fifi. Të tre ranë të mendimit se të jesh në produksione të tilla maska është e pashmangshme, pasi të gjithë futen për një çmim.
“Jo unë nuk kam qenë e vërtetë. Pse duhet të kem qenë e vërtetë? Unë kam bërë 100 ditë sepse është shtyrë dy javë, ishte Big Brother më i gjatë. Në bazë të banjorëve që janë atje unë e menaxhoj veten shumë mirë sepse ti nuk ke me çfarë të meresh, gjatë gjithë kohës ti do mendosh, ca do bësh, si do sillesh”, tha Olta.
None found
Nga ana Silvana theksoi se pikërisht formatet reality po e tregojnë më së miri se kush janë figurat publike.
“Të jemi transparent. Unë kam qenë një nga ato persona që Fifin e admiroja si personazh publik, sot me plot shpirt e them që e urrej si personazh publik. Nuk është lojë, nuk mund të shtiresh as nuk mund të mësosh nga ato që ndoshta të stimulojnë. Ajo ka marrë një personazh shumë të gabuar, nuk është Fifi ajo që ka qenë jashtë”, tha Silvana.
Edhe Xhani ishte i po të njejtit medim që personazhet publike janë ato që përdorim shumë maska.
“Pjesa më e madhe po, është e vërtetë, sepse ndryshe janë, ndryshe shtiren, ndryshe sillen, ndryshe të presin. Unë Fifin e njoh jashtë ekranit, jashtë muzikës dhe më vjen keq mënyra se si ajo po vepron sepse ajo nuk e ka idenë se çfarë po shfaq duke menduar që po bën shoë”, pohoi Xhani.
Debati u nxeh shumë kur vijoi të flisnin për lidhjet dashurore dhe raportin mashkull-femër. Olta nënvizoi se meshkujt në Tiranë 99% janë me maska, ndërsa Silva theksoi se pjesa më e madhe nuk kanë besim tek vetja, e nga ana tjetër Xhani e mbylli duke pohuar se meshkujt mendojnë se kanë më shumë maska se femrat.
Sesioni i ri kuvendar fillon me të paktën katër seanca deri në fund të shtatorit, por edhe me një sfidë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk e përkrah kandidaturën e propozuar për President të Kosovës. Hoti tha…
Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë…
Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar konferencën e paraparë për në ora 14:00. Anulimi i kësaj konference u bë…
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri…
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dakordimit me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës,…