Dy kunatat në festë, por ku janë dy vëllezërit Veshaj?

“After Party” i “BBV3” ka bërë bashkë të gjithë ish-banorët e shtëpisë, një festë kjo e cila organizohet për çdo vit.

Jo vetëm ish-banorët e “BBV3” por dhe personazhë të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar janë pjesë e festës, një ndër to dhe Bora Zemani.

Nëpërmjet pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Heidi dhe Bora janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës por ajo që bie në sy është padiskutim mungesa e Donaldit dhe Romeos, ky i fundit një prej finalistëve i cili zuri vëndin e tretë në finale.

Pse vëllezërit Veshaj nuk janë pjesë e festës? Apo mos ndoshta do të bëhen pjesë e saj më vonë? Kjo mbetet për t’u parë…


Shtuar 28.05.2024 11:26