Dy gëzime në një ditë, sot një festë e veçantë për Kiara Titon

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme Kiara ka treguar se për të është një ditë shumë e veçantë, pasi janë dy festa të rëndësishme për të. E para është se prindërist e saj festojnë 30 vjetorin e martesës dhe e dyta se sot është edhe ditëlindja e mikeshës së saj më të ngushtë, Liesa Haxhiasllani.

Data 29 gusht është një datë shumë e veçantë për mua. Si fillim mami dhe babi festojnë 30vjetorin e martesës dhe e dyta ditëlindja e një personi shumë të veçantë për mua.

Luizi shpesh e ka shprehur gjithmonë dashurinë për Kiarën në mënyra të ndryshme e kështu Kiara ditën e djeshme ka bërë një gjest të veçantë për të. Në foton e postuar në Instastory, ku ka treguar thonjtë e sapo bërë duket qartazi detaji i veçantë, ku në një thua kishte pikturuar shkronjën “L”, ecila simbolizon Luizin.


Shtuar 29.08.2023 20:51