“Dua të shkaktoj polemika”, Ronela Hajati zbulon planin si do të bëjë namin në Eurovision (FOTO LAJM)

Pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës, Ronela Hajati ka nisur përgatitjet për në Eurovision. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar planet që ka për të dhënë maksimumin e saj. Këngëtarja tha se ndryshe nga performanca në edicionin e 60-të të festivalit, në Torino, do të vijë në një dimension tjetër.

“Kënga do të ndryshohet, kam tre versione. Kam dëshirë ta çoj këngën për t’u rregulluar dhe jam tre producentë shumë të famshëm të muzikës botërore. Do të shikojmë më të përshtatshmen dhe do të bëhet në një nga studiot më të mira. Performanca e festivalit me klipin dhe performancën në Torino, do të jenë të ndryshme.

Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika.”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 5.01.2022 09:59