Dua Lipa takohet për herë të parë me nënën e të dashurit të saj të ri, Callum Turner

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner shënuan një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre të martën, pasi këngëtarja nga Kosova takoi nënën e tij.

Artistja 28 vjeçe, dukej e lumtur teksa përqafohej me Rosemary Turner, e cila kishte flokë të kuqe të ndritshme që përputheshin me flokët e zjarrtë të Duas.

Callum, 34 vjeç, dukej shumë i gëzuar ndërsa prezantonte të dashurën e re me nënën e tij pranë veturës së parkuar të Duas, shkruan DailyMail.


Shtuar 15.02.2024 22:35