Dua Lipa promovon Shqipërinë në Instagram, por fansat i kërkojnë diçka tjetër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ku po shijon pushimet në jug të vendit.

Pushimet e saj ajo ka zgjedhur t’i shijojë në jug të vendit, pranë detit, për të cilin thotë se kurrë nuk dëshiron t’i ndahet.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram disa foto ku duket jo vetëm deti, por edhe zona të tjera turistike në jug, duke filluar nga fshati Dhërmi në Vlorë te Parku Arkeologjik i Butrintit në Sarandë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Por ajo që vihet re në Instagram, është se në komente fansat i kërkojnë të ndihmojë Turqinë e cila prej ditësh është përfshirë nga zjarre masive.

Dua, më herët ka bërë një postim, ku lutej që situata në Turqi të përmirësohej./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 18:12