Dua Lipa po mban turneun botëror “Future Nostalgia”. Së fundmi, ylli me famë botërore ka dhënë një intervistë për revistën Vogue, ku ka ndarë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Dua u pyet dhe për shprehjen më të përdorur në shpi nga familja e saj.
“Çka ka me ngrënë”, është shprehur në gjuhën shqipe këngëtarja dhe më pas i ka shpjeguar gazetarit se cili është kuptimi i saj në anglisht. Ajo u shpreh se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë dhe në familjen e saj gatuhen shumë ushqime tradicionale shqiptare.