Është sezoni i romancës për Dua Lipën dhe Callum Turner.
Të dielën, këngëtarja dhe aktori u panë teksa po futeshin brenda ne festen e BAFTA-s të British Vogue And Tiffany & Co. Lipa, 28 vjeçe, dhe Turner, 34 vjeçe, u mbajtën për dore ndërsa mbërritën në ngjarjen, e cila u mbajt në Annabel’s.
Për këtë rast, këngëtarja e “Houdini” veshi një fustan të zi elegant nga Valentino, të cilin e kombinoi me një varëse në ngjyrë rubin.
Turner në anën tjetër dukej elegant me një kostum të zi e me këmishë të bardhë.
Më herët në mbrëmje, Lipa dhe Turner arritën secili veç e veç në Royal Festival Hall.