Droni për Françeskën dhe Meritonin ndez diskutime, Meritoni: Duhet t’u vijë turp

Në shtëpinë e “BBV3” ka mbërritur një dron për Françeskën dhe Meritonin dhe ka ndezur diskutimet mes banorëve, të cilët kanë komentuar afrimitetin mes tyre.

Së pari, Françeska dhe Meritoni sqaruan se nuk kanë asnjë pëlqim, ndërsa Ilnisa tha se është Franceska është ajo që i është afruar Meritonit. Të kundërtën tha Françeska, sipas së cilës Meritoni i ka qëndruar pranë së fundi.

Meritoni: Duhet t’u vijë turp që e kalon në kah tjetër, se Françeska është e martuar dhe ka fëmijë. Unë e shoh shumë ndryshe. banorët u kënaqën që ne morën një dënim. Nuk shoh se duhet të rri me dikë tjetër përveç Ilnisës më shumë. Ne në mbrëmje rrimë më shumë, gjatë ditës jo.

Françeska: Në fakt, ishte Meritoni që ishte afruar me mua, se në fillim kemi pasur keqkuptime. S’kemi pasur pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi afruar, kemi bërë disa biseda.


Shtuar 26.03.2024 21:44