“Donaldi më hodhi përtokë për ty”, Beatrix bëhet xheloze dhe i drejtohet Sarës (VIDEO)

Pak ditë më parë teksa po mësonin disa lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura: “Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”.

Toni i Beatrixit nuk u prit mirë nga Donaldi, i cili i tha të mos i kthehej ashtu Sarës. Ditën e sotme, këngëtarja i ka thënë blogeres se Donaldi e ka hedhur përtokë për të mbrojtur atë.

Ajo është ankuar se Donaldi nuk po i jep më vëmendje si në fillim.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Beatrix: Dua vëmendje, shumë vëmendje, më shumë. Domethënë vëmendjen që ma ka dhënë në fillim, e dua tani.

Sara: O shpirt unë mendoj se ai ta jep gjatë gjithë kohës

Beatrix: E ke gabim. Desh më hoqi qafe për ty, e more vesh?

Sara: Ca bëri?

Beatrix: Tha atë gocën nuk ka shanse…më hodhi përtokë për ty, ta dish

Sara: Vërtetë? Kur?

Beatrix: Po, realisht. Më hodhi përtokë mua për ty

Sara: Jo nuk e ka bërë

Beatrix drejtuar Donaldit: Tregoji

Donaldi: Kjo thotë më hodhi përtokë vetëm se unë i thash mos fol ashtu me Sarën

Beatrix: E ke thënë më ndryshe

Donaldi: I kam thënë diçka të tipit mos iu kthe Sarës

Beatrix: Më hodhi përtokë për ty

Sara: Jo nuk të ka hedh. Ai është aq i dashur sa nuk do që ti e dashura e tij dhe unë, që kemi një miqësi shumë të mirë me Donaldin, të zihemi me njëra-tjetrën

Beatrix: Po, po ai në asnjë moment nuk më ka kap me më pyt se ça, si, qysh, tek. Thjesht më hodhi.

Donaldi: Po ça e hap prapë si muhabet?

Beatrix: Kam qejf, kam mendjen për sherr


Shtuar 26.12.2021 13:37