VIDEO / Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3” sot përjetuan një moment të veçantë dhe të papritur, kur mbi çatinë e tyre shkroi një helikopter. Ky akt i pazakontë shkaktoi shumë zhurmë dhe kuriozitet midis banorëve, të cilët nuk mund të imagjinonin arsyen e këtij vizite nga qielli.

E gjitha kjo ishte pjesë e një skenari surprizë, i organizuar enkas për banorin e shtëpisë, Romeo Veshaj, i cili është i njohur jo vetëm si prezantues, por edhe si një aktor i dashur nga publiku.

Surpriza madhështore u zbulua kur morën vesh se në timonin e helikopterit ishte i vëllai i tij binjak, Donaldi, i cili ka kryer një gjest të veçantë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për vëllain e tij.

Me një veprim të paparë më parë, Donaldi hodhi nga helikopteri karafila të kuq për vëllain e tij, një simbol dashurie dhe respekti që la të gjithë banorët e shtëpisë të prekur.

Gestin e Donaldit e shoqëroi një reagim emocional nga Romeo, i cili u përlot në moment, duke thirrur për të vëllain: “Donald, të dua!”.

Në rrjete sociale, Donaldi ndau pamjet e kësaj surprize qiellore, duke treguar helikopterin duke fluturuar mbi shtëpinë më të famshme në vend dhe banorët që përshëndetnin nga poshtë.

Ky veprim ka bërë xhiron e rrjetit, duke u bërë shpejt viral dhe duke shtuar një tjetër episod të ndjenjave të forta dhe momenteve të paharrueshme që ka sjellë ky sezon i “Big Brother VIP”.

 


Shtuar 25.04.2024 18:16