Donaldi dhe Bora ironizojnë Eglën (FOTO)

Egla dhe Romeo u përfshinë gjatë javës dhe gjatë prime-t në një debat me tone të larta, pasi shpeshherë Egla i drejtohej banorit me emrat e vëllezërve, Donald dhe Mario.

Egla u justifikua se ka punuar me dy djemtë dhe i ngatërron shpesh, ndërsa vetë Romeo e quajti mungesë respekti ngatërresën e saj.

Nisur nga ky debat, Donaldi dhe si rrallëherë, edhe Bora, kanë ironizuar situatën, përmes një videoje të publikuar në Instastory. “Romeo, Mario, ti, si e ke (emrin)?” pyet Bora me ironi dhe Donaldi, duke parë televizorin (më shumë gjasa “BBVA 3”), përgjigjet: “Berti”.

Gjithashtu, Donaldi ka publikuar edhe një video të Romeos, ku shkruan: “Ore, si e ka emrin ky?”


Shtuar 24.04.2024 16:11