Donald Veshaj mik i ngushtë me Elgit Dodën, ja komenti që Beatrix Ramosaj i la Klea Hutës

Donald Veshaj dhe Elgit Doda kanë raport tejet të ngushtë bashkë.

Përveç bashkëpunimeve, artistët kanë edhe një marrëdhënie shumë të mirë personale, teksa para një jave çifti ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ku zbuluan shumëçka rreth raportit te tyre.

Derisa Donaldi ishte në “BBV”, Klea dhe Elgiti ishin dy mbështetësit e tij më të mëdhenj.

Madje, ata e mbështetën edhe në lidhjen me Beatrix Ramosaj.

Atë kohë u komentua shumë fakti që çifti filluan të ndiqnin Trixën dhe në anën tjetër, Elgiti hoqi nga rrjetet sociale, Borën.

Madje producenti komunikoi edhe disa herë me Beatrix. Ndonëse Trixa dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ajo ende ruan një raport të mirë me Klean dhe Elgitin.

Këtë e dëshmoi edhe një koment që ajo i la Kleas në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme në ditëlindjen e të birit, Krid.

Beatrix e uroi publikisht duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, princit tënd të vogël. Uroj që t’i realizohen të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Na emocionoi të gjithëve.”

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë për emisionin “Mirage” lidhur me ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit./albeu.com


Shtuar 5.06.2022 23:01