Donald Veshaj kalon fundjavën me Borën rrëzë malit: Ja si do të dukej vajza e televizionit po të jetonte në fshat

Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani kanë qenë për një kohë të gjatë në krye të mediave rozë dhe jo vetëm.

Dyshja tashmë kanë konfirmuar ribashkimin e tyre dhe tashmë duket se janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit.

Ata po e shijojnë marrëdhënien e tyre në maksimum kjo duket dhe në video-t që hedhin në rrjetet sociale.

Së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ku tregon se si po e shijon fundjavën me partneren e tij, e cila shfaqet në një lëndinë me bar.

Por jo vetëm kaq pasi Donaldi e ka quajtur atë “ Gocë fshati, ja si do të duket po të jetonte në fshat. Një vajzë punëtore që jeton në fshat. Jo po televizioni jo po karriera. Respekte për gjithë vajzat nga fshati”!