Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.
Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse ia shpreh dashurinë reperit shqiptar.
Këtë gjë e publikoi vetë ai në InstaStory, krahas së cilës shkruante “çfarë është kjo”, ndërsa modelja ia sqaroi se do të thotë “Të dua Xhonatan Isufi im”.
Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe ajo ka bëri një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.
“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.
Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.
“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.