“Do të kujtoj gjithmonë”, Enca humb njeriun më të rëndësishëm të saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Enca ka humbur ditët e fundit gjyshin.

Edhe pse shumë hermetike për jetën private, Enca kishte treguar shpesh herë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me gjyshin dhe ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për të.

Lajmin këngëtarja e ka bërë vetë të ditur në Instagram ku ka ndarë foto të tij.

“Ndaj shumë në social media, por gjërat më personale, që kam më afër zemrës nuk i ndaj pothuasje kurrë. Dis ditë më parë një nga njerëzit më të dashur, të rëndësishëm të jetës time, u nda nga jeta.

Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë”, shkruan Enca.


Shtuar 15.11.2021 14:23

Tags: ,