Do të jetë në rolin e jurisë, Beniada Nishani zbulon programin televiziv ku do të marrë pjesë (FOTO LAJM)

Beniada Nishani u kthye në një nga personazhet më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjithmonë e çiltër dhe humor të mirë ajo fitoi zemrat e shumë shqiptarëve të cilët e mbështetën atë gjatë kësaj aventure televizive ku Beniada ishte pjesë.

Pas daljes së saj nga Big Brother Vip, ajo ka qënë e ftuar në shumë programe televizive, e karakterizuar gjithmonë me humorin dhe mënyrën e të folurit që arriti të bënte për vete publikun.

Ajo ka ndarë një lajm me të gjithë fansat dhe miqtë e saj se së shpejti do të jetë pjesë e një programi televiziv shumë të suksesshëm siç është “She’s on Top”.

Ky program është një kompeticion bukurie, ku vajzat vihen përballë njëra-tjetrës në një sërë sfidash të ndryshme, ku në fund vetëm njëra do të arrijë ta fitojë çmimin e madh të “She’s on Top”.

Beniada do të jetë në program së bashku me Argjira Spancën për të gjykuar pjesëmarrësit në këtë spektakël, këtë gjë ajo e ka konfirmuar dhe në profilin e saj të Instagramit me anë të një video teksa ka thënë se do të jetë pjesë e këtij spektakli televiziv në rolin e jurisë.