Pak muaj më parë, Klodiana Shala humbi babin e saj. Së fundmi, ajo ka kujtuar të ndjerin me një dedikim të publikuar në rrjete sociale, në atë që do të ishte 70 vjetori i lindjes së tij. Me fjalët që ka zgjedhur, Klodiana tregon lidhjen speciale që ka pasur me të atin.
“Babë, njeriu më i shtrenjtë i jetës sone. Sot do festonim 70 vjetorin tënd , për të cilin kishim thurur plane në kokë, që të gëzonim e qeshnin së bashku… Ikja para kohe, na ka lënë kaq shumë dhimbje e zbrazëti që nuk ka vend në botë, ngjarje dhe njeri tjetër të na heqë nga mendja dhe shpirti..edhe Amerika e largët, nga ku po të shkruaj, po më afron dhe më forcon çdo orë vuajtjen e ikjes tënde pa kthim… Për ne, sot dhe çdo ditë, pa zërin dhe qeshjet e tua është vuajtje, por dhe kujtimi më i ëmbël për njeriun më të rëndësishëm të botës Zoti të gëzoftë sot e përgjithmonë me mrekullitë e Xhenetit të vet?????. AMIIIIN.”, shkruan ajo.
View this post on Instagram