Do të festonte sot 64-vjetorin, përkujtojmë në ditëlindjen e saj aktoren e ndjerë, Shpresa Bërdëllima (FOTO LAJM)

Aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta më 27 tetor 2019, në moshën 60-vjeçare. Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.

Sot aktorja do të festonte ditëlindjen e 64.

Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

“Vajzat me kordele të kuqe” apo edhe “Përtej mureve të gurta” të sjellin menjëherë në mednje portretin e saj.

Filmat:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989