Pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se Murati i “Për’puthen” është i lidhur me vajzën që Ola shprehu dyshime në emision. Madje, lajmet shkonin edhe më tej, pasi u tha se ai do të bëhet baba së shpejti.
View this post on Instagram
Vetëm ditën e sotme konkurrenti foli rreth këtyre lajmeve duke treguar se nuk janë të vërteta. Ai i mohoi ato kategorikisht, duke thënë se vajza në fjalë është vetëm ortakja e tij dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Madje, shtoi se edhe ajo është shumë e shqetësuar rreth lajmeve që po qarkullojnë.
“Nuk janë të vërteta, edhe ortakja ime është shumë e shqetësuar nga ky lajm, nuk është e vërtetë. Me atë vajzën nuk jemi as në lidhje, doja të thoja që nuk janë të vërteta”, tha Murati.