Spektakli Big Brother VIP ka marr vëmendjen e të gjithëve, dhe çdo gjë që ndodhë brenda shtëpisë zgjon kureshtjen e shikuesve.
Por, krahas debateve të shumta dhe situatave të pakëndshme që krijohen mes banorëve, ata kanë treguar se edhe dinë të falin dhe të dhurojnë dashuri.
Të lidhura
None found
Në harmoni me njëri-tjetrin janë parë pikërisht djemtë e Big Brother VIP, të cilët janë bërë bashkë për të falur namazin.
Së fundmi është publikuar një video të publikuar në rrjetet sociale e cila është realizuar gjatë kësaj jave, ku djemtë shihen duke falur njërën prej kohëve të namazit.
Është DJ PM ai që u prinë në faljen e namazit, derisa pas tij shihen Donaldi, DJ DAGZ, Sabiani dhe Kledi.
Ndërkohë, ishte Donaldi ai që u shpreh se kishte më shumë vështirësi, pasi pranoi se ka kohë që nuk është falur, por tha se e kaloi me ndihmën e djemve të tjerë.
Kujtojmë që Kledi është eliminuar mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, teksa kanë filluar garën edhe dy banorë të rinj, opinionisti Meridian Ramcaj dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha.
