Një video e Klea Hutës në rrjete sociale u bë shkas për disa komente të pakëndshme, të cilat e indinjuan moderatoren.
Ajo shfaqej duke i ndërruar pelenën djalit të saj, teksa tregonte vështirësitë e një hoteli luksoz dhe pa kushte. Mirëpo, vëmendja u përqendrua diku tjetër: Tek fakti që Klea s’ia kishte hequr akoma pelenën Kridit.
“Djali sa një gomar, me pampers akoma”- shkruante ndër të tjera një ndjekëse, që e irritoi jo pak Klean.
“Si ka mundësi që ka akoma kafshë si ty në këtë rruzull tokësor”- shkroi moderatorja.
Më tej nëpërmjet një videoje, Klea u shpreh se po përpiqej të tregohej një nënë e kuptueshme dhe e duruar, duke mos i bërë presion djalit të saj, por duke pritur momentin kur ai të ndjehet gati.