Djali i Bora Zemanit ka një vajzë të preferuar në “Përputhen” dhe e zbuloi publikisht (VIDEO)

Ledjana Prenga është një nga vajzat më të komentuara në “Për’puthen”, sidomos për raportin e saj me Mevlan Shabën. Konkurrentja gjithashtu është një vajzë shumë e bukur, prandaj nuk është çudi që ka shumë fansa edhe jashtë programit.Një prej tyre është edhe djali i prezantueses së emisionit Bora Zemani, i vogli Arbor.

Ledjana ka menduar t’i bëjë atij një surprizë të vogël duke i çuar luleshtrydhe në një kuti në formë zemre.

Vetë Bora ka publikuar në Instastory dy video të shkurtra kur Arbori merr dhuratën, ku ky i fundit pohon se Ledjana është vajza e tij e preferuar në “Për’puthen” pasi pyetet nga moderatorja.

Konkurrentja 23 vjeçare nuk ka ndejtur dot pa i ripostuar klipet e shkurtra duke theksuar se pas Mevlit, për Arborin do deklarohej direkt nëse ai do ishte në emision.

“Edhe unë e dua fort. I vetmi pas Mevlit që do isha deklaruar direkt po t’a kisha në emision,” shkruan Ledjana në postim.

Shtuar 29.04.2021 03:04