Ndërkohë që para pak ditësh u zbulua se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë me një djalë, një detaj i ri na ka konfuzuar të gjithë. Modelja bukuroshe ka postuar një foto në Instagram në rrugët e Spanjës dhe emojit me të cilat e ka shoqëruar postimin na bënë lëmsh. Ajo ka vendosur një lule rozë, bebe ëngjëll dhe një zemër të bardhë. Mos ndoshta sapo na tregoi se në fakt Aurela është bërë nënë e një vajze? Mediat raportuan më 15 qershor se një muaj më parë ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka fshehur nga publiku. Vetë Aurela ka qëndruar në heshtje ndaj këtyre zërave, ndonëse atë ditë ka postuar foto me barkun e sheshtë.

Të lidhura
None found
Por, pse ajo ka vendosur ta mbajë të fshehtë këtë lajm kaq të bukur? “Panorama Plus” raportoi se burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë. Dhe ka qenë një sugjerim i avokates të saj që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i shkaktojnë probleme. Megjithatë, nëse është kjo arsyeja e vërtetë nuk mund ta themi me siguri.
