Divorcohet çifti i njohur i showbizz

Një prej çifteve më të famshëm në SHBA, i ka dhënë fund martesës për shkak “të problemeve serioze prej 6 muajsh”.

Gazeta amerikane “TMZ” raporton se këngëtari Joe Jonas ka venosur të ndahet nga bashkëshortja e tij, Sophie Turner, aktore e një sërë filmash të suksesshëm hollivudian.

“Na është thënë se gjatë 3 muajve të fundit, Joe është kujdesur për 2 fëmijët e tyre të vegjël “gati gjatë gjithë kohës”, edhe pse grupi i tij ishte në turne. Na thuhet se Joe aktualisht i ka të dy fëmijët me vete, pasi grupi luan nëpër SHBA”, shkruan gazeta amerikane.

Në sipërfaqe, duket se nuk ka pasur shenja të jashtme për telashe. Joe dhe Sophie kanë marrë pjesë së bashku në evente të ndryshme. Mirëpo, javët e fundit… Joe është parë duke mos mbajtur unazën e tij.

Dhe së fundmi ata shitën rezidencën e tyre në Miami, të cilën e blenë vetëm një vit më parë.


Shtuar 3.09.2023 19:16