showbiz

Divorci që tronditi shqiptarët, si e deklaroi Fatos Nano ndarjen nga Rexhina në televizion dhe u martua me Xhoanën

Një prej divorceve shqiptare më të zhurmshme ka qenë ai i Fatos Nanos, ish-kryetarit të PS-së në Tetor të vitit 2021. Ish-kryeministri Nano u martua në moshën 24-vjeçare me Rexhinën, vajzën që e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Pas 27 vitesh martesë dhe 2 fëmijëve ata u divorcuan duke shkaktuar jo pak zhurmë. Në një intervistë për “Opinion” në vitin 2001, Fatos Nano deklaroi publikisht direkt në televizion ndarjen nga Rexhina dhe lidhjen me bashkëshorten aktuale, Xhoana, 21 vite më e re në moshë.

Të lidhura

None found

“Unë kam iniciuar procedurat e divorcit. Kam formalizuar qëndrimin tim për fat të keq të pakthyeshëm me gjykatën. Janë arsye të gërshetimit të jetës sime familjare me vuajtjen, gëzimin, konsumimin dhe efektin e politikës dhe karrierës së politikës të kryetarit të opozitës dje dhe mazhorancës sot. Janë mjaft arsye njerëzore që ndodhën, më vjen keq që më ndodhën mua dhe që më çojnë mua tek shfaqja në publik i këtij morali. Unë një raporti të konsumuar i them legalisht dhe publikisht, ndal”, shprehej Nano.

Në Gjykatë Nano mori përsipër peshën e fajit për ndarjen dhe vetëm 1 vit më vonë kurorëzoi dashurinë me Xhoanën në një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës. Ndarja dhe martesa e dytë e ish-kryeministrit Nano ishin ngjarje që tërhoqën vëmendje dhe lanë shenjë në opinionin publik pasi sfiduan mentalitetin e kohës.

Pas tërheqjes nga politika Nano bëri një jetë mes Vjenës dhe Tiranës. Daljet e tij në media janë tepër të rralla.

“Tani që e shoh pas 21 vitesh deklarata e tij është shumë civile, e drejtpërdrejtë”, komentoi Blendi Fevziu teksa mbrëmjen e sotme flitej për divorcet në studion e emisionit “Opinion”.

të fundit

Goethe-Institut heq fusnotën për Kosovën dhe e rendit njësoj me shtetet e tjera

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti bëri të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm…

4 minutes ago

Balla ngre dyshime për vilën në Itali, Shehaj reagon: Ke filmuar banesën ku qëndrojnë gruaja dhe fëmijët e mi

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me tone ironike, përmes…

5 minutes ago

Kuvendi përfundon të hënën sesionin parlamentar, seanca e fundit mes protestave kundër Ramës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një mbledhje që…

7 minutes ago

Banori 41-vjeçar nga Resnja sulmohet nga ari, merr trajtim në spital

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në Departamentin e Policisë Shtetërore të Manastirit informoi se mbrëmë në orën 19:50 kanë regjistruar…

7 minutes ago

Bekim Sali and Nicole Varnes Reaffirm Strategic Alliance Between North Macedonia and the United States

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me të Ngarkuarën me Punë të…

13 minutes ago

43-Year-Old Man from Skopje Arrested for Smuggling Near the Kosovo Border

Një 43-vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e së premtes në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën…

13 minutes ago