Categories: kosovë

Goethe-Institut heq fusnotën për Kosovën dhe e rendit njësoj me shtetet e tjera

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njoftoi se Goethe-Institut ka ndryshuar mënyrën e paraqitjes së Republikës së Kosovës në platformën e tij. Sipas tij, institucioni ka larguar fusnotën (*) dhe tani Kosovën e trajton në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera.

Ajeti theksoi se ndryshimi erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

Të lidhura

None found

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, shkroi ambasadori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, në rast se hasin në institucione ose kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet e saj nuk paraqiten saktë, të dërgojnë njoftim në [email protected], së bashku me dëshmitë përkatëse, në mënyrë që pasaktësitë të trajtohen dhe të korrigjohen.

Në postimin e tij të plotë, Ajeti e cilësoi zhvillimin si “lajm i jashtëzakonshëm” dhe u shpreh: “Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”

të fundit

Erion Veliaj’s transfer to Fier prison, Justice Ministry responds: It was carried out according to procedures, order is a state secret

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…

1 minute ago

Italy, general strike on October 30: sectors affected and protesters’ demands

E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…

2 minutes ago

Kurti zhvillon takim me gjeneralin Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

2 minutes ago

Carrick i beson Fernandesit dhe nuk planifikon t’i heqë shiritin e kapitenit te Man Utd

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’ia heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht…

2 minutes ago

Pejë: 11 zyrtarë policorë pezullohen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

2 minutes ago

Daja pas kartonit të kuq në derbi: Me këtë arbitër nuk është e drejtë

Ilir DajaPas barazimit 1-1 në derbin e kryeqytetit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u prononcua para mediave [...]Read More...

7 minutes ago