Gazetarja Ilnisa Agolli ka komentuar për herë të parë publikisht, divorcin e këngëtares Xhensila Myrtezaj me aktorin Bes Kallaku, i cili është miku i saj.
Gazetarja tha se aktori ka bërë mirë që është ndarë, pasi sipas saj shumë njerëz vendosin të mos qëndrojnë më në marrëdhënie vetëm për shkak të presionit social apo opinionit të të tjerëve.
“E kam shumë xhan dhe ka bërë shumë mirë që është ndarë,”, tha ajo.
Më tej Ilnisa ka komentuar edhe këngën e Bes Kallakut, teksa tha se ky i fundit flet nëpërmjet këngëve të tij.
“Ai flet përmes teksteve të veta… Duke iu referuar atyre këngëve që unë dëgjoj, them që zgjidhja më e mirë është kthimi te vetja dhe ecja përpara pa e kthyer kokën pas,”, tha ajo.
