Disa në prag dasme, 11 çiftet VIP që i dhanë fund lidhjeve e martesave në 2021 (FOTO LAJM)

Përpos lidhjeve të reja e dasmave, ashtu si çdo vit, edhe në 2021-shin ka pasur ndarje e divorce.

Ka pasur ndarje mes çifteve që kanë qenë bashkë prej vitesh, por edhe ndarje të atyre çifteve që u bashkuan këtë vit e po këtë vit i dhanë fund.

Një nga ndarjet më të bujshme ka qenë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Të tjerët le t’i shohim me rradhë më poshtë.

1.Thashethemet për ndarjen e Borës dhe Donaldit nisën që në prill dhe dyshja për një kohë të gjatë ishin në vëmendje të mediave. Të gjithë menduan se puthja që Donaldi i dhuroi Borës gjatë një takimi në “Big Brother” ishte rikthim i tyre, por nuk ndodhi kështu.

Donaldi deklaroi veten single dhe tha se prej 6 muajsh ai e Bora nuk kanë qenë bashkë.

2.Në janar të këtij viti i dha fund edhe vëllai i Donaldit, Romeo me Jonida Maliqin. Kjo e fundit tha se nuk pati një arsye konkrete për ndarjen, përveçse konsumimit të marrëdhënies mes tyre.

Ndërkohë mediat pak para ndarjes së tyre shkruanin se çifti kishin bërë plane për martesë.

3.Pas 3 vitesh bashkë pak kohë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre edhe Dua Lipa me Anwar Hadid. Shkak mesa duket ishte bërë distanca.

4.Adrian Gaxha është një tjetër këngëtar që këtë vit përjetoi ndarjes nga partnerja e tij, Sidorela Dauti, lidhjen me të cilën e bëri publike në 2019. Mediat raportuan se çifti kaloi një krizë dhe nuk janë bashkë për momentin.

5.Oriola Marashi dhe Eros Grezda po planifikonin të martoheshin, por në maj të këtij viti i dhanë fund lidhjes krejt papritur. U tha se shkak i ndarjes ishte distanca dhe keqkuptimet.

6.As lidhja e Cozman me një brune bukuroshe nuk zgjati. Cozman dhe Fjolla u ndanë në shtator dhe sipas vajzës shkak ishte bërë reperi. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e Cozmanit.

7.Pas disa vitesh martesë, Miss-i Mirjeta Shala u nda nga bashkëshorti. “Prive” raportoi se Mirjeta dhe bashkëshorti i kishin dhënë fund martesës së tyre dhe kjo u reflektua edhe në rrjete sociale pasi prej disa kohësh çifti nuk publikonin më foto bashkë.

Mirjeta dhe ish-bashkëshorti jetonin në Amerikë së bashku me djalin e tyre.

8.Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj i dhanë fund lidhjes në një kohë kur të gjithë prisnin dasmën e tyre pas propozimit magjik që Erioni i bëri Blertës. Ndarja u zbulua nga mediat kur Erioni fshiu të gjitha fotot me Blertën nga Instagrami, ndërsa kjo e fundit mbylli llogarinë e saj.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur papritur mes çiftit, por arsyeja mendohet të jetë xhelozia. Kujtojmë se kohë më parë, të ftuar te “Ftesë në pesë”, Erioni tha se Blerta është shumë xheloze.

Ndarje ka pasur edhe nga çiftet që u krijuan në “Përputhen” si Andi e Jasmina, Atdheu e Sara apo Gilberta dhe Iliri.

Andi e Jasmina u ndanë me shumë debate dhe për një kohë të gjatë dyshja hidhnin kunja ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe intervista.

Atdheu e Sara nga ana tjetër u ndanë miqësisht dhe vazhdojnë të gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

Ndërsa Gilberta ka treguar se arsyeja e ndarjes së saj dhe Ilirit ishte distanca dhe moskomunikimi.


Shtuar 28.12.2021 19:36