Diletta Leotta është bërë mama në 32-vjetorin e lindjes.
Prezantuesja dhe partneri i saj, portieri i Neëcastle, Loris Karius kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të vogëlushes së tyre, Aria.
“Sot kam rilindur falë teje. Mirëserdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”, shkruhet në postim.
Leotta e ka zgjedhur emrin e vajzës pas momenteve të para që e ka mbajtur në krahë. Në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo tha:
“Emrin? Në fillim dua ta shoh në sy. Kam vendosur të veproj kështu. Do të ndjek instinktin”.
Leotta e dha lajmin e shtatzënisë më 24 Mars dhe ka zbuluar se ajo vetë e mësoi gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve.