Dikush e paska mërzitur keq, Melisa: Dua të nxjerr fakte

Melisa është rikthyer në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale me një deklaratë ku shprehet se ka shumë fakte dhe dëshiron të flasë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, nuk e qartëson për kë e ka këtë status, por shkruan se nuk ka ndërmend të merret me thashethemet rreth saj.

“Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”, ka shkruar Melisa.


Shtuar 3.04.2021 14:57