Dikur shoqe të ngushta, Ingrit Gjoni tregon pse nuk e shohim më me Çiljetën (FOTO LAJM)

Dy mikeshat, Ingrit Gjoni dhe Çiljeta nuk po shihet më bashkë si dikur dhe kjo është bërë shkak që të qarkullojnë zëra se miqësia e tyre dhe mund të jetë prishur.

Së fundmi, Ingriti ka qenë e ftuar në “Fermë” ku ka folur për këtë temë.

Ajo tha përkundër thashethemeve miqësia e tyre mbetet e paprekur prej 20 vitesh.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Rezultoi shoqe shumë e mirë 20 vjet, prandaj e mbaj akoma me fanatizëm shoqërinë. Çiljeta është si shpirt dhe bëhemi bashkë për të nxjerr kalamajtë”, u shpreh Ingriti.

Nga ana tjetër, Çiljeta Xhilaga ka 5 vite që jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta foli si rrallëherë për lidhjen e saj me Albanin dhe marrëdhënien që ai ka me djalin e saj, Fernandon.

“Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 14.06.2021 09:36