Miqësia e ngushtë midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka marrë fund rreth 4 vite më parë. Çiftet shfaqeshin jo rrallë në Instagramet e njëri-tjetrit si miq të ngushtë dhe të pandarë, e madje Xhensila dhe Drilona prferonin të quheshin motra.
Por që në 2018 ato u zhduken nga Instagramet e njëri-tjetrit dhe u la të kuptohej se miqësia ka marrë fund pa bërë të ditur arsyet.
Si për ta konfirmuar edhe më shumë, miqësinë e prishur, Drilona duket se po thumbon Xhensilën me postimin e fundit.
Në një foto, ajo ka vendosur këngën “Copycat” me një tekst që pak a shumë thotë:
“Kopjace, po përpiqesh të kopjosh stilin tim…”
Në një tjetër postim, ku Drilona duket sikur po bën gërsheta flokët e të bijës, ajo shkruan:
“Kur e vogla do të bëhet si e madhja. Come to mama të të mësojmë si bëhen gërshetat dhe ku t’i bëjmë.”