Dikur e quante “nusja”, Mevlani habit me deklaratën për Antonelën në “Big Brother” (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”. Aty ishte për të folur për këngën e tij më të re, në të cilën i uron një vajze ditëlindjen, por që sipas tij nuk është një dedikim.

Gjatë kësaj interviste, Shaba shtoi se gëzon shumë respekt për Ledjanën dhe se nëse mes tyre do të kishte dashuri me siguri do të ishin në krah të njëri-tjetrit.

Ndërsa i pyetur nga moderatorja e njohur, Bieta Sulo, sesi e ka parë Antonelësn në “Big Brother VIP”, Mevlani me një fjalë preferoi ta quajë “zhurmuese”, me po të njëjtin karakter që ka shfaqur edhe në “Për’puthen”.


Shtuar 24.12.2021 08:54