Surprizat nuk kanë fund për Gloria Meshin e cila feston sot ditëlindjen. Mikesha e saj i dërgoi një dron me një dedikim për të ku shkruhej:
“Gëzuar ditëlindjen për my number one, ditarin tim njerëzor, shoqen time më të mirë. Faleminderit që je ky person që je, ndihem mirënjohëse që të kam njohur që më njeh më së miri. Ti e bën jetën time më të lumtur, vetëm duke qenë në të. Jam e lumtur për gjithë këto vite, të gjitha buzëqeshjet, të gjitha lotët, çfarë udhëtimi me slitë ka qenë! E vetmja gjë që mbeti e njëjtë në fund ishte kjo lidhje që ndajmë. Ne patëm pjesën tonë të ulje-ngritjeve, shumë prej tyre; por asnjëherë nuk hoqëm dorë nga njëra-tjetra. Dhe për mos të harruar, në këtë rrugëtim që ke nisur uroj të arrish aty ku do ti sepse me shpirtin e pastër që ti ke meriton më të mirat dhe sigurisht FINALEEEN!! Të dua shumë”
Kjo surprizë e bukur emocionoi Glorian, e cila tha se ky dron është dërguar nga mikja e saj.