Dhurata më e ëmbël, nëna Xheraldina merr kujtimin e parë nga vajza e Ledrit (FOTO LAJM)

Ledri dhe Sara Hoxha janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar. Ata po shijojnë në maksimum periudhën e bukur pas ardhjes në jetë të së bijës, Poem Blu.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit momente me bebushen e tyre.

Së fundmi, Ledri ka publikuar në InstaStory një surprizë të personalizuar që I ka bërë nënës së tij, Xheraldinës. Ai i ka dhuruar një jastëk në emër të Poem Blu, në të cilin janë të shkruara disa fjalë mjaft të ëmbla.

“Gjyshe, sa herë që nuk m’ki afër, përqafojë këtë jastëk!“, janë fjalët e shkruara.

Kujtojmë që pak ditë më parë reperi humbi gjyshin e tij nga ana e mamit.

Këtë lajm e bëri vetë publik pasi publikoi një foto, ku shihej i shtrirë në prehrin e tij ndërsa shkruante:

“Kurr ma në prehrin tënd gjysh”.

Po ashtu edhe partnerja e Ledrit, Sara shkroi disa fjalë mjaft prekëse për të ndjerin.

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtura nëse Ledri bëhet sikur vetëm sa gjysma jote.“, shkruante ndër të tjera Sara


Shtuar 22.03.2021 14:06