Dhurata 500 mijë dollarëshe që Victoria dhe David Beckham i dhuruan çiftit (FOTO LAJM)

Vëmendja e fundjavës ishte totalisht tek dasma në familjen Beckham. Nga vendi buzë detit ku u mbajt ceremonia, tek fustani Valentino i nuses, tek të ftuarit e famshëm apo kostoja e lartë, diku tek 3.5 milionë dollarë, të gjitha u diskutuan. Faturën e dasmës e paguan prindërit. Kështu thuhet. Po David dhe Victoria nuk u mjaftuan me kaq. Jaguari elektrik në vlerën e 500 mijë dollarëve ishte një nga dhuratat e shumta që thuhet t`u kenë bërë të sapomartuarve.

Jaguari i vitit 1954 u konvertua në elektrik nga Lunaz, një kompani ku vetë David ka 10% të aksioneve.

Beckham-s ia çuan vetë tek shtëpia çiftit. Menjëherë Brooklyn dhe gruaja e tij Nicola morën makinën e re për një xhiro.

Ja kështu iu bë edhe dhurata djalit, edhe reklama kompanisë. Dhe familja doli dyfish e fituar.