showbiz

“Dhimbjet e 6 viteve”, aktori rrëqeth me dedikimin për të bijën e ndjerë: Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!

Në 19 nëntor të vitit 2017 aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij të vetme, Bubulinën. E teksa vitet kalojnë, ai nuk ka reshtur kurrë së shkruari për të, kurrë nuk ka harruar t’i urojë ditëlindjen apo t’i thotë se e do dhe mezi pret të takohesh sërish një ditë. Ditën e djeshme, ditën e kobshme që e ndau nga dashuria e tij e madhe, Lajçi ka rikujtuar të bijën me disa vargje të ndjera që veç zemra e thyer një babai mund t’i shkruajë.

Postimi i Çun Lajçit:

Të lidhura

None found

Gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

“Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!

Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.

E bora po binte fjolla fjolla!

E nandor ishte si sot.

Qiell i përlotun, me sorra që i krrokisnin zisë!

Ti po largoheshe prej Kurrizit që t’rriti, unë po zbrisja nga qielli me fluska bore!

– Me ia trupua rrugën njeni tjetrit nxitojshim!

Ti po futeshe Grykës e s’prisje me ta prekë ballin as me ta thirrë emnin!

Po nguteshe ti, po ngutesha unë. Po nxitonim drejt gropës që mbushej borë.

Ti mu shtri unë me qajtë!

Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole. Nuk me shikove. Do letra i more dhe u zhduke!I

Ishe hatrua, që s’ndodha në natën e ikjës tande!

Tani po shkruej për dhimbjet e 6 viteve e gjethet e verdha po fluturojnë Dardanisë.

Ah!

Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!

Po!

Po futëm Grykës me Leartin, Galën, Kosovaren e hije shkambi bie mbi prushin e dhimbjeve tona!

Sot gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

19 nandor 2023”

të fundit

Cristiano Ronaldo surprizon artisten që krijon me këmbë, një gjest që preku thellësisht publikun

Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një herë zemrat e tifozëve në mbarë botën me një gjest prekës që tregoi anën…

4 minutes ago

De la Fuente i bindur: Mesfushori i Arsenalit, i dyti më i mirë në botë pas Rodrit

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vlerësuar lart mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, duke e cilësuar si futbollistin…

10 minutes ago

Aksident tragjik në Pogradec, elektricisti 60-vjeçar humb jetën nga kontakti me rrymën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën…

13 minutes ago

Albulena Haxhiu nderon Adem Demaçin: 28 vite burgim nuk e thyen dot shpirtin e tij për Kosovën e lirë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar veprimtarin e shquar Adem Demaçi në përvjetorin e ndarjes së tij…

16 minutes ago

Pse pranojmë takime me persona që në të vërtetë s’duam t’i shohim më?

E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…

16 minutes ago

Price Abuses in Season: Consumer Protection Center Sounds Alarm on Unjustified Fee Hikes

Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet në disa zona…

21 minutes ago