“Dhe jo vetëm”, Klea Huta si rrallë herë publikon momente me djalin e saj (VIDEO)

Klea Huta nuk ka preferuar të publikojë më parë djalin e saj në media, por duket se moderatorja ka bërë një përjashtim të vogël për një nga ndjekësit e saj.

Në rrjetin e saj social “Instagram” ajo është pyetur se nëse Krid mund të eci këmba dorës, ndërsa Klea jo vetëm që është përgjigjur, por ajo ka publikuar edhe një video ku shihet djali i vogel i  kthyer me kurriz, i ngritur në këmbë tek dera.

Ndryshe nga publikimet më herët, në këtë video, artistja shqiptare ka treguar një pamje pak më të qartë të Krid.

Kujtojmë se Klea është moderatore e emisionit “Këngë Moj”. /albeu.com/

Shtuar 20.03.2021 06:03