Para hyrjes në “Big Brtoher” dhe para lidhjes me Adisin, Fifi ka qenë pjesë e mediave rozë për hitorinë e saj të dashurisë me një djalë të panjohur për publikun.
Fifi ka shprehur në çdo intervistë dashurinë për të, e madje i ka dedikuar edhe një tauazh me nofkën që e thërriste me përkëdheli: Stracciatella.
Mirë po, tani që Fifi ja ka lënë këtë hitori të shkuarës dhe po shijon lidhjen e re me Adis Patushin, janë ndjekësit ata që nuk harrojnë e madje ia kanë kujtuar në një foto ku duket tatuazhi i Fifit.
“Stracciatella jote ncncnc, shumë ja humbe vlerat vetes si njeri që kur hyre në “BigBrother”. Tani je zero me ato veprime”, shkruan komentuesja.
Por fansat i kanë dalë menjëherë në mbrojtje këngëtares duke i treguar ndjekëses se nuk është askush ta paragjykojë dhe nuk i takon të shprehet ashu.
Historia e shkuar e Fifit është shpejguar vetë nga këngëtarja kështu:
“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”./albeu.com/