Arjan Konomi ka treguar së fundmi në InstaStory se ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Mes shumë shqiptarëve atje, Konomi ka publikuar edhe një foto me Mira Konçin dhe vajzën e saj, Era Saraçin.
“Mes miqsh të vjetër dhe të rrallë”, shkruan Arjan Konomi duke treguar se miqësia me këngëtaren dhe familjen është prej vitesh. Foto është publikuar edhe nga Era e cila e ka shoqëruar me dy zemra emoji.
Prej vitesh Mira Konçi është shkëputur jo vetëm nga ekrani, por edhe nga Shqipëria. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 6 vite më parë se po shpërnguleshin për te jetuar në Amerikë, por shumë shpejt erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.
Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre. /albeu.com/