Deklaroi se ka dy vëllezër dhe jo një, çfarë po kurdis Heidi? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh krijoi një sfidë për çiftet e shtëpisë për të kuptuar se sa e njohin ata njëri-tjetrin.

Pasi loja ka nisur çiftet janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet.

“Sa vëllezër dhe motra ka partneri?”

Teksa shkruanin përgjigjen e partnerit, banorët duhet të shkruanin dhe përgjigjen e saktë të tyre. Dhe ajo që habiti jo vetëm Romeon por të gjithë shtëpinë, ishte Heidi.

Banorja deklaroi se ka dy vëllezër dhe jo një ashtu sikurse është ditur përgjatë gjithë kësaj kohe. Në atë moment Romeo ka mbetur pa fjalë duke mos thënë asnjë fjalë.

Por e gjithë kjo ka qenë një mision sekret i Heidit i dhënë nga Vëllai i Madh.


Shtuar 2.04.2024 18:15

Tags: , ,