Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, ka reaguar publikisht në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të bëra ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.
Artistja ka përcjellë një mesazh të fortë pas deklaratës së dhënë nga babai i Selin Bollatit në “Shqipëria Live” pak ditë më parë.
None found
Shahini zbulon se rreth 20 ditë para se Miri të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, ato kishin zhvilluar një bisedë të sinqertë, gjatë së cilës Miri kishte theksuar qartë se nuk kërkonte mbështetje apo ndihmë, por thjesht të vlerësohej për atë që është.
Sipas këngëtares, Miri vazhdon të besojë se njerëzit nuk duhet të shajnë, nuk duhet të paguhen për komente të shëmtuara dhe as të bashkohen për të denigruar një njeri deri në thelb.
Në reagimin e saj, Shahini e përshkruan Mirin si një person që zgjedh të mbrojë të dobëtit, që respekton kufijtë personalë dhe që është e gatshme të vërë veten në rrezik për të mbrojtur të tjerët.
Anjeza Shahini ndalet gjithashtu te akuzat e rënda që, sipas saj, i janë bërë Mirit nga babai i Selin, të cilin e quan “prind i një vajze të rritur”, duke e quajtur këtë situatë si të padrejtë dhe thellësisht dëmtuese.
“Të etiketosh një njeri me zemër të artë si Miri me epitete të tilla është kriminale”, shkruan ajo, duke theksuar se sulme të tilla nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane.
Postimi i plotë:
20 ditë përpara se Miri të futej në Big (ku unë nuk doja, sepse ndryshe nga unë, Miri ende beson në dashamirësinë e fuqive mediatike) më tha: “Nuk dua as mbështetje, as ndihmë, nëse njerëzit do më duan për atë që jam, dua të votohem për atë që jam”.
Kaq i drejtë është Miri. Akoma mendon se njerëzit nuk shpifin, se njerëzit nuk paguajnë për komente të shëmtuara, se njerëzit nuk bëjnë komplote ta denigruar një qenie njerëzore deri në palcë. Miri që sot zihet dhe nesër sigurohet që nuk ka humbur një shok. Miri që të pyet përpara se të të përqafojë.
Miri që vendos veten në rrezik për të mbrojtur më të dobëtit, sot akuzohet nga një prind i një vajze të rritur që është po aq e përfshirë në një lojë sa edhe Miri si një “pervers”. Nuk kanë faj, sepse “pervers” ka shumë, por ata nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi, duke bërë si burra të ndershëm, nga ata me “namaz”. Miri është i rritur me dashuri, ai jep shumë dashuri, dashuri të sinqertë, nga ajo që është harruar nga shumë.
Të etiketosh një njeri me zemër të artë si të Mirit me epitete të tilla është kriminale dhe për këtë shpresoj që Miri të ketë hapësirë të marrë masa të duhura një ditë.
Miri, sa mirë që je brenda dhe ende nuk di gjë, sepse zemra jote e butë do të vritej padrejtësisht. Ata që të njohin të duan shumë. Ki durim, sepse ata që sot hedhin baltë mbi ty do të kursehen përpara pastërtisë tënde një ditë.
Aksidenti tragjik i ditës së djeshme tronditi opinionin, me dy fëmijë të mitur që humbën jetën, pasi u përplasën nga…
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni do të ndihmojë…
Ditën e sdjeshme, një aksident tragjik u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për…
Transformimi i sektorit call center në një industri masive të mashtrimit financiar në Shqipëri po rrezikon të kriminalizojë një brez…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku dy të mitur humbën…
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si…