Deklarata e fortë e Egla Cenos! Saimir Kodra paralajmëron padi penale! Reagon aktorja: Mbaj përgjegjësi, e kam kaluar nën lëkurën time! Prova s’kam, por…

Deklarata e e aktores Egla Ceno ndaj Saimir Kodra për ngacmim seksual ka bërë që moderatori të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje. Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune. Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” tha Kodra.

Ndërsa në spektaklin e kësaj të marte, Egla Ceno pa reagimin e Saimir Kodrës, duke u shprehur se mban përgjegjësi për ato që ka dhënë dhe që ka kaluar, por shprehet se për këtë nuk ka prova.

“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirësetëvijë gjykata. Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them”, tha Egla Ceno.


Shtuar 19.03.2024 22:18